Autostrada përurohet, në ministrinë e Pal Lekajt nuk punohet

20:02 | 29 Maj 2019
L G

Pal Lekaj ka urdhëruar punëtorët e Ministrisë së Infrastrukurës dhe Transportit të shkojnë në përurimin e autostradës.

Disa dyer ishin të mbyllura gjatë ditës në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

E të tjera ishin hapur, por që brenda nuk po qëndronte askush, ani pse ishte ditë e zakonshme pune dhe ekipi i televizionit e vizitoi këtë institucion gjatë orarit të punës

Shumica e zyrtarëve të këtij institucioni kishin shkuar në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” .

Kjo pasi që sipas një emaili të siguruar nga Gazeta Express, të gjithë punjonësit kishin për detyrë të jenë gjatë së mërkurës në Han të Elezit.

E këtë urdhër shumë prej tyre me gjasë e kanë zbatuar.

Televizioni T7 përmes telefonit ka kontaktuar me Argjend Zejnaj nga kabineti i ministrit.

Ky i fundit tha se në inaugurim kanë qenë të ftuar të gjithë zyrtarët e madje edhe e gjithë Kosova, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe.

Madje ai i rekomandoi televizionit që të mos merren me gjëra të tjera por të promovojnë këtë projekt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme