Hazard në Real Madrid, prezantimi vetëm disa ditë larg

20:08 | 29 Maj 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport së fundmi nga AS, marrëveshja e mundshme që do të bënte që Eden Hazard t’i bashkohej Real Madridit nga Chelsea mund të finalizohet brenda ditëve të ardhshme – madje plani është për prezantim në Bernabeu të hënën.

Belgu është përfolur shumë për transferim në Real Madrid gjatë gjithë sezonit, veçanërisht gjatë pjesës së fundit, transmeton portali arbresh.info.

Ka pasur raporte të shumta në lidhje me atë se sa afër është marrëveshja, por tani duket se e vetmja pengesë është mbyllja e gjërave pas finales së Chelseas në Evropa Ligë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Arsenalit.

Ndeshja këtë mbrëmje pritet të jetë paraqitja e fundit për Hazardin te “Blutë” pas një periudhe shumë të suksesshme në Stamford Bridge.

Nga ana tjetër, tifozët e Chelseas duhet të shijojnë çdo minutë të tij në fushë sonte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme