Këngëtari shqiptar, Alban Skenderaj do të mbajë koncert në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.
Ky është njoftimi i tij:
Një ënderr që bëhet realitet. Kemi shumë kohe që punojmë për këtë koncert dhe më në fund jemi të lumtur t’ju njoftojmë se më datë 19 qershor “Hapësira e Një Ëndrre” do të fluturojë për në Prishtinë dhe do të aterojë në sallën “1 Tetori“. E mbushur më shumë se kurrë me dashuri, emocion dhe muzikë për të gjithë publikun e Kosovës. Ashtu si në Tiranë edhe në Prishtinë ky koncert do të shoqërohet nga një orkestër e plotë simfonike me orkestrime nga një repertor i konceptuar enkas për këtë event. Në këtë distancë kohore nga koncerti i Tiranës ka patur shumë zhvillime dhe këngë të reja nga unë ndaj ky event do të ketë risi dhe surpriza si në repertor ashtu dhe në bashkëpunime.
Shumë shpejt do të ketë detaje dhe info të tjera rreth koncertit.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare