Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga RDK thonë se “raporti i sotshëm ku kërkohet hapja e negociatave dhe marrja e datës është dëshmi e mirë e punës së palodhshme dhe vullnetit të pastër të kësaj qeverie dhe shumicë kuvendare për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së”.
“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se rekomandimi i pakushtëzuar dhe i pastër, është dëshmi më e mirë për vlerësimin e punës së deritanishme të kësaj qeverie dhe shumice kuvendare, nga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian. Raporti i BE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut, hap dyert e BE për caktimin e datës për bashkëngjitjen e Maqedonisë së Veriut në këtë familje të madhe, dhe në këtë mënyrë do të mund të realizohet qëllimi më sublim që mban kohezionin e brendshëm të vendit.
Sipas RDK-së, nuk ka dyshim se duhet punë, por vlerëson se ky hap do të jetë një shtytje e madhe jo vetëm për reformat, por edhe për mishërim të plotë me ndryshimet dhe kërkesat që sjellin këto reforma, që kanë qenë si parakushte për rrumbullakësimin e kësaj rruge të gjatë shumë vjeçare të pritjes para dyerve të BE.
“Ngelim me shpresë se edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të na bashkëngjiten në rrugën drejt BE-së, me qëllim që ky gadishull të shndërrohet në një vend stabil dhe paqësor”, thuhet në fund të kumtesës së RDK-së.
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...