Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle, të cilët u bënë prindër për të parën herë këtë muaj, duket se janë në kërkim të një dadoje.
Tabloidi britanik “The Daily Express” raporton se dukesha është duke folur me stan e burimeve njerëzore të familjes mbretërore, për të vendosur kërkesat që duhet të përmbushë kandidati/ja që do të zgjidhet si dadoja e vogëlushit Archie Harrison.
Një prej kërkesave thuhet të jetë maturia dhe vullneti për t’u mos joshur nga fama. E teksa nuk mbetet jashtë mundësive që dadoja të jetë edhe femër/mashkull me origjinë amerikane, për të mos shkëputur kështu kontaktet e Archie-t me origjinën e së ëmës, është bërë me dije shuma që do të marrë kujdestari i ardhshëm.
Bëhet fjalë për plot 80.000 euro në vit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...