Google ADS

Haradinaj flet për raportin e KE-së për Kosovën, thotë se është i përzier

18:00 | 29 Maj 2019
L G

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, raporton arbresh.info.

Pas pranimit të raportit për Kosovën nga ana e kryeministrit, Haradinaj falënderoi përfaqësuesen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Haradinaj tha se është një raport i përzier ku ka edhe kritika edhe të mira.

E në javën që vjen ai tha se do të takohen me këshillin ndërministror që të japin përgjigje për ketë raport

“Zhvilluam takim, pranuam raportin e vendit për vitin 2019, biseduam për të gjeturat e raportit. Javën që vjen done ftojmë këshillin ndërministror, që të japin përgjigje për të gjetura në raport. Ne raport ka kritikë edhe për taksën, është raport i përzier” tha Haradinaj. Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme