Daçiq: Shumë keq që gjithçka shikohet përmes dialogut me Kosovën

15:15 | 29 Maj 2019
V. S.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk po ecën aq shpejt sa duhet në integrimin evropian, sepse sipas tij rruga e tyre evropiane kushtëzohet nga përparimi në dialogun me Prishtinën.

“Ne marrim kritika për gjendjen në gjyqësor dhe korrupsionin, por se a ka përparim në dialog, a mendoni se dikush do të merrej me të”, pyeti kryediplomati serb duke shtuar se është shumë keq që gjithçka shikohet përmes dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme