“Përparim i mirë është bërë në realizimin e reformave në administratën publike, por punësimet në baza të afërsisë farefisnore dhe nepotizmit vazhdojnë edhe më tej”.
Pasi Komisioni Evropian rekomandoi nisje urgjente të negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar ka numëruar reformat e realizuara dhe të parealizuara të cilat janë kërkuar nga Komisioni Evropian dhe grupi i ekspertëve të udhëhequr nga Rejhar Pribe.
Zhbogar ka theksuar se mbetet edhe shumë punë të bëhet në realizimin e reformave në gjyqësor, në sundimin e shtetit të së drejtës, në reformimin e administratës publike dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të transmetuesit publik, ndërkaq si pozitive e ka vlerësuar miratimin e kornizave ligjore në fushën e sigurisë, të antikorrupsionit, të mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të diskriminimit.
“Përparim i mirë është bërë në realizimin e reformave në administratën publike, por punësimet në baza të afërsisë farefisnore dhe nepotizmit vazhdojnë edhe më tej”, tha Zhbogar.
“Sa i takon sektorit gjyqësor, një hap i rëndësishëm është bërë në adresimin e reformave urgjente, duke i marrë parasysh rekomandimet e Komisionit Evropian dhe të grupit prej ekspertësh, të ashtuquajtur Grupi Pribe. Shteti ka vazhduar me përmirësim gradual të sistemit gjyqësor, dhe përpilimi i zgjidhjes ligjore paraqet një vazhdimësi për përparim të mëtutjeshëm të tij. Megjithatë, duhet të gjitha sistemet gjyqësore të japin shembull dhe kontribut për ndryshim të pasqyrës së publikut ndaj gjyqësorit”, tha Zhbogar, me çka edhe sot ka bërë thirrje që sa më shpejt të gjendet zgjidhje për fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).
“Ligji i ri për Prokurori Publike me të cilin PSP-ja do të integrohet në Prokurori Publike, duhet të ketë zgjidhje, prandaj i motivojmë të gjithë faktorët relevant të gjejnë zgjidhje, ndërkaq përndjekja e funksionarëve të përfshirë në raste kriminale do të vazhdojë. Kemi vendime gjyqësore për disa raste të mëdha, dhe procedura në të cilat bëhet përndjekje e funksionarëve të lartë të përfshirë në krim”, tha Zhbogar, transmeton Portalb.mk.
Zhbogar ka vlerësuar se Parlamenti e ka vlerësuar rolin e tij, ndërkaq sektori civil ka luajtur rol konstruktiv në realizimin e reformave.
Sa i takon reformave në fushën e mediave, Zhbogari rekomandoi faktorët politik që të dëshmojnë nivel të lartë të pjekurisë dhe të sigurojnë qëndrueshmëri financiare të transmetuesit publik.
“Edhe liria e mediave ka filluar të përmirësohet, por sërish shteti duhet të bëj përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar profesionalitetin dhe standardet e transmetuesit publik, dhe qëndrueshmërinë financiare të saj. E rëndësishme është që elita politike të demonstrojnë nivel të lartë të pjekurisë, të tolerancës në raport të lirisë së shprehjes në media”, tha Zhbogar.
“Luftimi i krimit të organizuar vazhdon edhe më tej”, tha Zhbogar, pasi që vlerësoi lartë procesin transparent të mirartimit të ligjit kundë korrupsionit dhe formimin e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Ai ka vlerësuar lartë edhe reformat e realizuara në shërbimet e sigurisë, e formimit të Agjencisë Teknike – Operative (ATO) dhe gjetjen e modelit të ri të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili me ligjin e ri u riemëruar në Agjenci për Siguri Nacionale.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...