Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jetë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojnë pa viza.
Këtë e ka cekur edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për vitin 2019, shkruan portali arbresh.info.
Ky komision qysh në korrik të 2018-ës pati konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim vizash, ku edhe u rekomandua lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.
Në mars të 2019, Parlamenti Evropian votoi në mbështetje të propozimit të Komisioni qysh në leximin e parë. Por çështja ka ngecur tek Këshilli i Evropës.
Hapi i radhës për Kosovë është miratimi në Këshill nga Ambasadorët COREPER si dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë të kualifikuar apo ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% të vendeve anëtare (16 vende),që përfaqëson të paktën 65% të popullsisë se BE-së (328 mil nga 505)./arbresh.info/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut