Gjatë aksionit të së martës të nisur në orët e para të mëngjesit e të përfunduar pasdite Policia e Kosovës ka arrestuar 29 persona në mesin e të cilëve edhe 19 zyrtarë policorë.
Por ata nuk janë të vetmit që po kërkohen me dyshimin e bazuar të përfshirjes në “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.
Arbresh.info ka mësuar se lista e personave të kërkuar ishte më e gjatë por që arrestimi i tyre nuk arriti të bëhej të martën.
E këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha. Ai për arbersh.info ka thënë se nuk mund të jap emra për të kërkuarit.
“Po ka edhe persona të tjerë që janë në kërkim për rastin e njëjte por emra nuk mund të jap”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur nëse në mesin e të kërkuarave ka edhe pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës Hoxha nuk ka dashur të përgjigjet duke mbyllur telefonin.
Por arbresh.info nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se në mesin e të kërkuarve është edhe shefi rajonal i operacioneve të Policisë së Kosovës, Zelko Bojiq.
Arbresh.info mëson se Bojiq se është i afërt me kriminelët Zvonko Veselinovic dhe Milan Radojçiq dhe me listën e krimit të Serbisë. Ky i fundit është i kërkuar në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Zeljko Bojiq është i lidhur me kriminelët Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq dhe me listën e krimit të Serbisë. Ai ka bërë para të mëdha, ka makina 100 000 euro, makina passata b8 dhe golf 7. Ka apartamente në Beograd, Kraljevo dhe Budva. Krejt këto i ka bërë nga krimi,” ka thënë ky burim për arbresh.info.
Ndryshe aksioni i të martës i Policisë së Kosovës i zhvilluar në disa komuna në veri të vendit ka zgjatur afër gjashtë orë ndërsa ka rezultuar me arrestimin e 29 personave.
Në mesin e të cilëve janë edhe 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës ndër ta edhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zvezdan Milojeviq./arbresh.info/
Lexo edhe: Aksion i madh i Policisë në Mitrovicë, arrestohen disa policë e qytetarë
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...
Lushtaku për Bedri Hamzën: Nuk premton kot, punon për një Ko...