Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David Mcallister, ka porositur Serbinë se duhet të vazhdojë sa më shpejt procesin e dialogut me Kosovën dhe arritjen e një marrëveshje ligjore.
Gjatë prezantimit të raportit të këtij viti, Mcallister i kërkoi Serbisë të vazhdojë reformat në “fushat kyçe” të gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe lirinë e shprehjes dhe medias.
Ai tha se Serbia po përparon në rrugën e saj drejt BE-së dhe se ritmi i përgjithshëm i negociatave varet nga përparimi në miratimin dhe zbatimin e reformave në fushat kyçe.
Mcallister shtoi se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një sfidë e madhe për Serbinë.
“Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, por ne e dimë se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme”, tha ai.
Ndryshe, Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e procesit të dialogut me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, të cilën Prishtina zyrtare e vendosi në nëntor të vitit të kaluar, e për të cilën kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se do të hiqet vetëm kur Beogradi zyrtar të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...
Maqedonci takon deputeten nga Suedia, flasin për situatën e ...
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...