Komisioni Evropian, ka publikuar dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në raportin për Kosovën përmendet edhe vendosja e taksës prej 100% për produktet serbe e boshnjake, shkruan arbresh.info.
Përkushtimi i Kosovës për të mbajtur marrëdhënie dypalëshe të mira e konstruktive në rajon është vënë në pikëpyetje me vendosjen e taksës prej 100% ndaj importeve nga Serbia e Bosnjës, thuhet në këtë raport.
Ceket afrimi tregtar me Shqipërinë, ku përmendet rritja e shkëmbimit tregtar me 20% në vitin e shkuar.
Ndryshe në raporti i progresit për vitin 2018 për Kosovën kishte vënë në pah më shumë ngecje se përparime në vendin tonë.
Ky raport pati rekomanduar që Qeveria dhe Kuvendit “t’i shtyjnë përpara reformat që lidhen me BE-në, t’i vë ato prioritet dhe të ndërtojë konsensus në çështjet strategjike për Kosovën.
Po ashtu në raportin e vitit 2018 është thënë qartë se përveç reformave në gjyqësor është edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja që prej vitit 2011./arbresh.info/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...