Google ADS

Paraqiten në Gjykatë të arrestuarit e aksionit të djeshëm të policisë

13:12 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Disa nga të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës

19 zyrtarët policorë të arrestuar dje në komunat veriore në aksionin e policisë antikontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë. Seanca lidhur me këtë rast pritet të nisë nga ora 13:00. Në bazë të provave, parashihet që Prokuroria të kërkojë një muaj paraburgim.

Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq, dyshohen për disa vepra penale.

Operacionit policor të realizuar dje i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme