“Qysh ja kemi marr dorën autostradave muj me shku deri në Maqedoninë Veriore e në Mal të Zi t’ju bojmë autostrada. Po ndërtojmë ura që po i lidhim bashkë qytetarët tanë me vendet e rajonit. Do të shkojmë me një projekt të madh infrastrukturorë që do të lidhë Kosovën me Malin e Zi. Kosova do të jetë bashkëpunuese gjithmonë më Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe s’do të harrojmë kontributin e dhënë për vendin tonë,” është shprehur Veseli në ceremoninë hapëse të autostradës.
Para të pranishmëve, Veseli shtoi se Kosova do të orientohet kah pjesa e zhvillimit ekonomik, orientimi do të jetë kah sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit.
“Kosova është e fuqishme të krijojë edhe mrekulli. Keni besim në shtetin e Kosovës. Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse vendeve të botës demokratike,” është shprehur Veseli.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe krerët e shtetit, kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë, zyrtarë të lartë shtetërorë vendor dhe të huaj, dhe qytetarë të shumtë./arbresh.info/
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve