Pal Lekaj ka hapur ceremoninë e inaugurimit të Autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit.
“Madhështore nga sot e tutje, është e hapur zyrtarisht. Kjo autostradë i hapë rrugë Kosovës drejtë korridorit 10. Rreth nëntë mijë punëtorë nga 900 kompani u angazhuan në ngritjen e këtij gjiganti infrastrukturor. Me dhimbje kujtojmë ata që fatëkeqësisht kanë humbur jetën në vendin e punës,” është shprehur Lekaj, shkruan arbresh.info.
Ai premton se autostradat “Arbën Xhaferi” e ajo “Ibrahim Rugova” do të përmbyllen me autostradën e Dukagjinit, por nuk ka përmendur edhe atë të Gjilanit.
“Do të ndërtojmë rrugë në drejtim të Mitrovicës e Podujevës. Uroj që kjo autostradë t’i shërbëjë qyetarëve pa aksidente,” është shprehur Lekaj.
Të pranishëm në ceremoni janë krerët e shtetit, kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë, zyrtarë të lartë shtetërorë vendor dhe të huaj, dhe qytetarë të shumtë./arbresh.info/
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane