E dimë se do të humbim vota të caktuara për shkak të Marrëveshjes së Prespës, thotë ministri i Punëve të jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në intervistën për televizionin grek “Kontra” dhe sqaron se SYRIZA ka pasur rezultate të këqija në zgjedhjet dhe në fusha të tjera, e jo vetëm në pjesën veriore, ku ishin më të fuqishme reagimet për zgjidhjen e midis të dyja endeve, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
“E dimë se do të humbim vota të caktuara për shkak të Marrëveshjes së Prespës dhe kjo saktë e tregon vlerën e kryeministrit si lider kombëtar se interesi kombëtar i vendit, siç edhe vetë edhe ne e kuptojmë, e ka vënë mbi interesin partiak”, thotë shefi i diplomacisë greke.
Për lidhshmërinë e Marrëveshjes së Prespës me rezultatet zgjedhore në Greqinë Veriore dhe përqindjet e vogla për SYRIZA-n, Katrugalos sqaron se edhe në rajonin e Atikës që konsiderohet si bastion i i majtës, rezultatet nuk kanë qenë të pritura.
Për rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet lokale dhe evropiane, Katrugalos thotë se nuk e ka pritur dhe duhet Qeveria t’i kërkojë arsyet.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...