Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën ka pritur ne takim kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës tha se vizita e Markoviqit ka dy qëllime, raporton arbresh.info.
“Vizita e Markoviqit ne Kosovë i ka dy qëllime, njera inagurimi i Qendrës për zhvillim të malazeve në Kosovë që e kemi inauguruar sot dhe është porosi se malazësët ne Kosovë e kanë shpine e tyre në Kosovë dhe inaugurimi i autoudhës në Kosovë që e lidh rajonin dhe e bën më të afërt”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se pret që mardhëniet Kosovë-Mali i Zi do të thellohen edhe më tëpër për mirë.
Gjatë takimit kryeministrat u pyeten edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj tha se do të gjejnë një zgjidhje së bashku.
“Pajtohem me ato që tha kryeministri Markoviq, shkojmë me qëllimin më të mirë. Une besoj që çdo paqartësi do të qartësohet, në bazë të dakordimit do t’i zgjedhim së bashku sepse i bie që nuk po e reskpetojmë bashkëpunimin e ndërsjellët”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla