E kemi ditur se do të humbim vota për shkak të marrëveshjes së Prespës, tha ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos në intervistë për televizionin grek “Kontra” dhe sqaroi se SYRIZA kishte rezultate të dobëta edhe në pjesët tjera, jo vetëm në atë veriore nga ku kishte reagime më të mëdha për zgjidhje në mes të dyja vendeve, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.
“E kemi ditur se do të humbim vota të konsiderueshëm për shkak të Prespës dhe kjo e tregon saktësisht vlerat e kryeministrit si lider kombëtar se interesin kombëtar të vendi, siç dhe ne vetë e kuptojmë, e vendosi mbi interesat partiake”, tha shefi i diplomacisë greke.
Në lidhje me marrëveshjen e Prespës me rezultatet zgjedhore në Greqinë e veriut dhe vlerësimi i ulët për SYRIZA, Katrougalos sqaroi se edhe në pjesën e Atikës e cila llogaritet si qendra e së majtës, rezultatet nuk kanë qenë të pritshme.
Për rezultatin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet lokale, Katrougalos tha se nuk i ka prit dhe se Qeveria duhet t’i kërkojë arsyet./Telegrafi/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...