Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar presidentit 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë.
“Tentimet për ndarjen e trojeve shqiptare u intensifikuan edhe pas “Konferencës së Londrës”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me angazhimin dhe urtësinë e presidentit Wilson i dhanë fund kësaj fushate të egër antishqiptare në “Konferencën e Paqes” në Paris më 1919”.
“Këtë vit shënojmë 100 vjetorin e miqësisë, mirënjohjes dhe falënderimit tonë për përkrahjen jetike nga SHBA-të, prandaj nuk është e rastit që pulla postare do të bartë me krenari portretin e Woodrow Wilson, mikut të madh të shqiptarëve”, thuhet në njoftimin për media të Postës së Kosovës.
Wilson u lind me 28 dhjetor 1856, në Staunton të Virginias në SHBA. Ishte një nga presidentët më të mëdhenj të SHBA-ve, që udhëhoqi shtetin në periudhën 1913-1921. Ai u angazhua për vendosjen e paqes në botë, për mbrojtjen e të drejtave të popujve të vegjël deri në vetëvendosje. Ishte Iniciuesi i themelimit të Ligës së Kombeve.
Presidenti Wilson vdiq më 3 shkurt 1924, në Washington D.C.
Për aktivitetin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të tij për një botë më të mirë dhe më të sigurt, në vitin 1919, u nderua me çmimin Nobel për paqe.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...