Anëtarët e Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit sot duhet të debatojnë për propozimin për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski.
Deputetët do të vendosin për propozimin për shkak të mungesë së paarsyeshme të Gruevskit më shumë se gjashtë muajt, ndërsa në bazë të njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të dorëzuar më 15 maj të vitit 2019.
Seanca për marrjen e mandatit të Gruevskit filloi javën e kaluar, por nuk përfundoi për shkak të dorëheqjes së deputetit dhe kryetar të komisionit, Pavle Bogoevski.
Sipas nenit 59 nga Rregullorja kuvendore, për deputetin i cili paarsye ka munguar nga seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj, kryetari i Kuvendit e ka njoftuar Komisionin për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit. Propozim për marrjen e mandatit të deputetit në këtë rast, parashtron Komisioni për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit, në afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, ndërsa në propozimit të tij për marrjen e mandatit të deputetit, Kuvendi zhvillon debat në seancën e parë të ardhshme, njofton koha.mk.
Për marrjen e mandatit është e nevojshme që propozimin ta mbështesin dy të tretat e deputetëve ose 80 vota “për”. Para gjashtë muajve, Kuvendi nuk ka arritur të votojë për marrjen e mandatit të Gruevskit në propozim të komisionit të njëjtë me justifikimin se ai është nuk është i denjë ta kryejë funksionin e deputetit për shkak të shqiptimit të dënimit me burg prej dy viteve për furnizimin e mercedesit luksoz për rastin “Tank” të PSP-së.
Deputeti dhe ish-kryeministri Gruevski vitin e kaluar, në muajin nëntor ka ikur në Hungari ku mori azil politik.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut pas Gruevskit shpallën urdhër arrest ndërkombëtar dhe kërkuan që ai të ekstradohet në Maqedoni.
Gruevski akuzohet në disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, për çka Kuvendi ia mori imunitetin, ndërsa për një pjesë të tyre në mungesë i është caktuar paraburgim.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën