Teherani sipas të gjitha gjasave është prapa sabotimit të anijeve cisternë jashtë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendon Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.
Megjithatë, ai nuk ka ofruar dëshmi lidhur me akuzat, transmeton portali arbresh.info.
Bolton pohoi të mërkurën se Irani ishte “pothuajse me siguri” pas një sulmi që synonte katër depozita nafte në brigjet e Fujairahut.
Duke folur për gazetarët në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Emiratit të Abu Dhabit, Bolton pohoi gjithashtu se Irani ishte pas një sulmi të dështuar në portin naftë Saudite të Yanbu. Irani përdori “minat detare” për të kryer sulmin ndaj tankerëve të naftës, tha Bolton, pa hyrë në detaje.
Akuzat vijnë vetëm disa ditë pasi Pentagoni fajësoi Gardën Revolucionare të Iranit për sulmin.
Ministria e jashtme e Iranit ka kërkuar më shumë informacion rreth asaj që ndodhi në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe paralajmëroi se incidenti mund të ishte një “komplot nga keqdashësit”.
Teherani ka mohuar ndonjë përfshirje në sabotimin e supozuar, por thotë se nuk është i frikësuar nga retorika e zjarrtë e Uashingtonit dhe vendosja ushtarake./Arbresh.info/
Lille i Edon Zhegrovës është nikoqir i Real Madridit në Cham...
Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor
Zjarret në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me efektivë zj...
Balluku: Unaza e Madhe e Tiranës drejt finalizimit
Danimarkë, raportohet për dy shpërthime pranë ambasadës izra...
Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraeli...