Google ADS

Serbia po dështon të paraqesë veriun si të “okupuar”

09:07 | 29 Maj 2019
arbresh.info

Në veri të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë, prej ku kanë mbetur dhjetëra persona të arrestuar dhe pesë policë të lënduar. Personat e arrestuar dyshohet se  ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami thotë se nga ky aksion në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime tjera.

“Mendoj se në aspektin e sigurisë nuk do të ketë implikime të mëtutjeshme, për shkak se për ruajtjen e sigurisë tokësore dhe ajrore të territorit të Kosovës është i autorizuar KFOR’i dhe kësisoj Policia e Kosovës po e kryen punën e vetë në përputhshmëri të plotë më ligjin”.

Sipas tij, Serbia po tenton para BE-së ta paraqes veriun si pjesë të ‘okopuar’ e që në fakt është territor i Kosovës. Tutje, thotë se ky aksion u dashtë të ndërmerret edhe më pare.

“Kinse aksioni i tillë është ndërmarrë t’i frikësoj serbët në veri është tendencë e Serbisë që ta paraqet para BE-së veriun si pjesë të ‘okupuar’  e që është territor i Kosovës dhe kinse atje  po merren masa për t’i frikësuar qytetarët. Operacioni policorë është aksion i cili u dashtë të ndërmerret më parë, kur dihet se krimi i organizuar në Kosovë po lulëzon, pavarësisht tendencave të institucioneve të sigurisë, dihet që në veri të Kosovës atje funksionon ligji i xhunglës, ata e kanë bërë vet ligjin dhe atje nuk ka funksionu as ligji i Kosovës, as i Serbisë. Me vet faktin që në veri arrestohen njerëz të strukturave paralele serbe me uniforma të Kosovës tregon se atje është dashtë kaherë të merret aksion policorë. Mendoj se aksioni i Policisë së Kosovës është aksion i drejtë dhe duhet të vazhdojë më tutje dhe nuk ka asgjë të keqe”, theksoi Islami, për arbresh.info.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, të martën realizoi një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin  e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme