“Por, në asnjë rrethanë ky rast nuk mund të përdoret nga zyrtarët institucional se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në binar të duhur. Po ashtu, është e pakuptimtë se si asnjë aksion nuk mund të kryhet sipas kritereve ligjore”.
Sipas tij, arrestimi i zyrtarëve të UNMIK-ut është i papranueshëm dhe kundërligjor.
Tutje thotë se pjesa veriore gjithmonë mund të jetë pjesë e agjendave politike nga Serbia dhe Rusia dhe mundësitë që qytetarët serb të keqpërdoren dhe të fillojnë trazira ekzistojnë.
“Arrestimi i zyrtarëve të UNMIK-ut është i papranueshëm dhe kundërligjor, pasi në bazë të legjislacionit vendor dhe konventave ndërkombëtare , të njëjtit gëzojnë imunitet dhe nuk guxojnë të arrestohen. Pjesa veriore gjithmonë mund të jetë pjesë e agjendave politike nga Serbia dhe Rusia, andaj edhe mundësitë që qytetarët serb te keqpërdoren dhe të fillojnë trazira ekzistojnë. Sikurse, është me rendësi që institucionet qendrore të marrin vendime të matura dhe në konsultim me miqtë amerikanë dhe shtetet si UK, Gjermania, Franca dhe Italia”, thotë Shala, për arbresh.info.
Në mesin e të arrestuarve nga operacioni i djeshëm ishin dy zyrtarë të UNMIK-ut, që u liruan pasditen e së mërkurës.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, të martën realizoi një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.
Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj./arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...