Google ADS

Vendi ku një filxhan kafe kushton 75 dollarë

08:44 | 29 Maj 2019
Arbresh.info

Në një kafene në San Francisko, një filxhan kafe po shitet për 75 dollarë.

Kokrrat e kësaj kafeje, të njohura si “Elida Geisha Natural” shiten për 803 dollarë për kile, dhe mbajnë rekordin e kafesë më të shtrenjtë në botë.

BBC ka realizuar një video storie në “Klatch Coffee” ku disa klientëve iu ofruan nga dy filxhanë më kafe: të zakonshmet që kushtojnë katër dollarë dhe kafe nga korrkrat e rritura në Panama, me çmimin prej 75 dollarësh, përcjell në shqip albinfo.ch.

Ata e dalluan ndryshimin në shije, megjithatë, për disa prej tyre, ky çmim është i lartë për një kafe.

“Pa dyshim që dallojnë në shije, por nuk jam e sigurtë nëse ia vlen për 75 dollarë”, thotë Cody Godvwin, gazetare e BBC-së.

Ndërkaq, pronari i kësaj kafeneje, Bo Thiara, ka thënë se deri më tash kanë shitur 20 filxhanë nga kjo lloje kafeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme