Politikani më i fuqishëm i social demokratëve në pushtet në Rumani, Liviu Dragnea është dërguar ditën e sotme në burg pasi gjykata më e lartë e vendit i rikonfirmoi dënimin e mëparshëm prej tre vjet e gjysëm, për korrupsion.
Kreu i kuvendit dhe shefi i partise në pushtet, Dragnea 56 vjeç, u mor prej policisë në shtëpinë e tij në Bukuresht d he u përcoll nga një sërë protestuesish, një prej tyre tundi një palë pranga përpara fytyrës. Një tjetër hodhi një copë letre higjienike në makinën e tij teksa ai hyri në burgun e Rahovas në periferi të kryeqytetit. Më vonë, të tjerët u mblodhën në Sheshin e Fitores në Bukuresht për të festuar vendimin e gjykatës.
Kjo ishte një goditje tjetër për udhëheqësin e Partisë Social Demokratike, menjëherë pasi pozitat e tij u lëkundën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin europian (Ku PSD ra me 13 %), votoi edhe referendumin anti-korrupsion (83% e rumuneve votuan qe politikanet e denuar te perjashtohen nga politika).
Prej një kohe të gjatë Dragnea, që konsiderohej si njeriu i fortë i pushtetit në Rumani, që i ndryshon kryeministrat kukulla në qeveri sipas qejfit e kishte përfshiqrë vendin në një konflikt të hapur me BE, për shkak se donte të kthente mbrapsht efektet e reformës në drejtësi dhe të rinlstalonte kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai nuk arriti ta merrte vetë postin e shefit të qeverisë kur fitoi zgjedhjet në vitin 2006, për shkak se ligji rumuan ia ndalonte këtë një politikani të dënuar për mashtrim elektoral. Që prej kësaj dite ai u fut në një betejë kundër kohës për të pastruar dosjet e tij juridike në mënyrë që ti mundësonin postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.
Me marjen e pushtetit PSD ndërrmoi një sërë ndryshimesh ligjore që i ndalonin zyrtarëve të dënuar për korrupsion të drejtën për tu zgjedhur dhe në këtë mënyrë aksesin në fondet publike dhe ato të BE-së. Kështu ë më pak se dy vite u ndryshua kodi Penal dhe u pushua nga puna shefja e prokurorisë antikorrupsion Laura Kovesi (korrik 2018).
Për një kohë të gjatë këto ndryshime që shkaktojnë regres në vënien e drejtësisë kanë ndezur një zemërim të madh të popullatës në rrjetet sociale. Ato kulmuan në shkurt të vitit 2017, kur rumunët u derdhën në rrugë për të protestuar gjë që e detyroi Brukselin të kërcënonte me aktizimin e artikullit 7 që presupozon të heqjen e të drejtës së votës në parlamentin e Europian. Por Ministri rumun i drejtësisë e ka sfiduar drejpërdrejt Brukselin: “ne duam të jemi të pavarur, ne do ti vazhdojmë reformat” ka deklarauar disa herë ai.
Kjo betejë mes shumicës parlamentare që mori 45% në zgjedhjet e vitit 2016, popullësisë që kërkon dënimin e korruptuarve dhe Brukselit ka shtjelluar mjaft tensione në Bukuresht. Pikërisht për këtë njerzit u mblodhën këtë të martë në rrugë për të festuar burgosjen e Dragneas. Më parë ky ish komunist, njeriu më i affërt i një tjetër ish kryeministri të majtë të dënuar për korrupsion Viktor Ponta , ka qenë ministër i administratës dhe më pas minisër i Brendshëm. Tani ish kandidati për president do të duhet të vuajë tre vite e gjysëm burg./lapsi.al
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...