Megjithëse janë afër përfundimit të jetëgjatësisë së tyre, njësia B-2 e Termocentralit Kosova B, do të funksionojë mjaftueshëm sigurt pas riparimit që po i bëhet.
Riparimi pritet zgjasë deri në fund të muajit korrik, raporton KTV.
Riparimi i këtij blloku është duke u bërë nga dy kompani, Alstom dhe General Electric.
“Këtë vit jemi duke bërë remontin e të gjitha pjesëve të njësisë B-2. Jam shumë i kënaqur, sepse makineria e njësisë B-2. Është mirë dhe ne nuk kemi pasur ndonjë problem dhe pasi të përfundojmë kontrollin, ne do ta lëshojmë në punë sërish dhe konsumatorët do të jenë shumë të kënaqur”, ka thënë Guy Stoeckel, nga kompania Alstom.
Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B, ka kapacitet prodhimit prej 339 megavatesh.
Me qëllim të ruajtjes së funksionimit të tij, blloku punon me kapacitet prej 300-315 megavat.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...