Google ADS

Austria mbështet gjermanin Weber për shef të KE-së

22:11 | 28 Maj 2019
A. B.

Austria mbështet sistemin e kandidatëve kryesorë dhe kandidati jonë për kryetar të Komisionit Evropian është Manfred Weber, deklaroi kancelari i përkohshëm austriak, Hartwig Loeger.

Ai e bëri këtë deklaratë pasi mbërriti në takimin informal të liderëve të Bashkimit Evropian.

“Kemi thënë gjithnjë se mbështesim kandidaturën e Weber”, tha Loeger.

“Një ditë pas zgjedhjeve europiane, kandidati gjerman i PPE-së është në krye të grupit më të fuqishëm të Parlamentit Europian”, theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme