Për presidenten e Bashkimit Kombëtar (BK), Marie Le Pen, vendi i parë i partisë së saj në zgjedhjet europiane është “një mohim demokratik” për kreun aktual të shtetit. Me 23.7 për qind të votave, BK përfundoi në krye të zgjedhjeve evropiane të vitit 2019.
Le Pen komentoi këto rezultate duke përshëndetur “fitoren e popullit, i cili me krenari dhe dinjitet, ka rifituar fuqinë këtë mbrëmje “. “Besimi që francezët na kanë dëshmuar duke na votuar si partia e parë, por mbi të gjitha si lëvizja e ndryshimit të ardhshëm është një nder i madh për të cilin kemi shumë përgjegjësi tashmë”, vazhdoi ajo.
Për Marine Le Pen, Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, i cili “ka vënë kredinë e tij presidenciale në këto zgjedhje”, ka vuajtur “një mospranim demokratik” dhe duhet të “paguajë pasojat”. “Ai nuk ka zgjidhje përveç të shpërndajë Parlamentin, duke zgjedhur një metodë më demokratike të votimit dhe përfaqësues të mendimit të vërtetë të vendit”, tha ajo, nën duartrokitjet nga militantëve të partisë së saj. Me rezultatin e tij të dielës, Bashkim Kombëtar do të fitojë rreth 22-26 vende në Parlamentin Europian.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës