Talebanët dhe Rusia kërkuan bashkarisht tërheqjen nga Afganistani të trupave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Një udhëheqës i lartë i grupit kryengritës islamik denoncoi praninë e huaj në vend, si një pengesë kryesore për paqen në Afganistan.
Mullah Abdul Ghani Baradar, përfaqësuesi politik i talebanëve, i bëri këto komente në Moskë, në një takim të përfaqësuesve të qeverivë ruse dhe afgane, si dhe të grupeve kryesore politike të vendit të shkatërruar nga lufta.
Rusia e organizoi takimin për të shënuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Afganistanin.
“Talebanët janë të përkushtuar me të vërtetë ndaj paqes, por hapi i parë është heqja e pengesave në rrugën e paqes, që do të thotë se pushtimi i Afganistanit duhet të marrë fund”, tha Mullah Abdul Ghani Baradari, në një fjalimin që mbajti në këtë paraqitje të rrallë publike.
Në fjalimin e tij të mirëseardhjes drejtuar grupit, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kërkoi largimin e forcave të huaja nga Afganistani. Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke thënë se Rusia është gati të ofrojë më shumë ndihmë për Afganistanin, që të luftojë grupet terroriste të udhëhequra nga Shteti Islamik dhe rrjetet e trafikut të drogës.
“Konflikti në Afganistan nuk ka zgjidhje ushtarake dhe e vetmja mënyrë për ta zgjidhur atë është duke u mbështetur tek diplomacia dhe politika. Ne besojmë se të gjitha forcat ushtarake të huaja duhet të tërhiqen nga vendi dhe shoqëria e Afganistanit duhet të bashkohet për gjetjen e një zgjidhjeje, “ – tha Ministri i Jashtëm rus.
Në takimin e së martës ishin të pranishëm kandidatët kryesorë afganë në garë me Presidentin Ashraf Ghani në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ish-presidenti Hamid Karzai, diplomatë afganë në Moskë, si dhe kreu i Këshillit të Lartë zyrtar të Paqes në Afganistan, të ngarkuar me promovimin e paqes. Ata mbajtën fjalime në takim./voa/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...