Sipas bastvënësve, Newcastle tani është skuadra e dytë favorite për të nënshkruar me superyllin Kylian Mbappe këtë verë.
Madje sipas bastvënësve, Sergio Ramos dhe Gareth Bale mund t’i bashkohen atij në verilindje të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët e skuadrës angleze të frymëshuar vazhdojnë të presin lajme në lidhje me marrjen përsipër të klubit nga një pronar i ri.
Sheik bin Zayed al Nehayan, i cili është një i afërm i largët i pronarit Sheik Mansour bin Zyed al Nahyan të Manchester Cityt, ka qenë në bisedime me Mike Ashleyn rreth shitjes së klubit.
Grupi Bin Zayed ka lëshuar një deklaratë zyrtare në fillim të kësaj jave duke konfirmuar se bisedimet janë zhvilluar. Por, asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe as drejtorët aktual të Newcastles ende zyrtarisht nuk kanë bërë komente në lidhje me shitjen e klubit.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur bastvënësit për të lidhur disa yje të klasit botëror me transferimin e mundshëm në St James Park.
Newcastle tani vlerësohet si klubi i dytë, pas Real Madridit, si favorit për të nënshkruar me Mbappen në rast të largimit të tij nga PSG këtë verë.
Sipas bastvënësve shanset që kjo marrëveshje tronditëse të finalizohet janë 25/1./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...