Luis Suarez do të largohet?

18:42 | 28 Maj 2019
Arbresh Info

Barcelona do të shqyrtoj ofertat që shtrohen për sulmuesin Luis Suarez.

32-vjeçari supozohet se konsiderohet “i transferueshëm” nga gjiganti katalunas pas paraqitjes së tij në rikthimin epik të Liverpoolit në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Liverpool Echo raporton se Suarezit i janë përcjellur akuzat për mungesë të përkushtimit.

Po ashtu, vendimi i tij për t’iu nënshtruar operimit në gju para disfatës në finale të Kupës së Mbretit ndaj Valencias supozohet se e ka përkeqësuar situatën.

Barcelona përfundoi sezonin me vetëm një trofe – La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme