Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri në emisionin Frontal në T7 tha se aksioni i sotëm në Veri të Mitrovicës ishte i mirëpritur, derisa ka theksuar se nuk kishte të bënte asgjë me serbët në Veri.
“Gjendja është e mirë, nuk është asnjë shqetësim për ta, një aksion që ka qenë sot duhet me u përshëndetë nga të gjithë, nuk është aksion kundër serbëve por kundër njerëzve që kanë bërë krime. Aksionet e tilla, i përkrahi gjithmonë, aksionet e tilla duhet të merren çdo herë kur është nevoja “, ka thënë Bahtiri.
Bahtiri ka folur edhe për protestën e nesërme të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
“Unë i ftoj që nesër të dalin të protestojnë për kontrabandën në veri, krimin e organizuar që është këtu, ndërsa të tjerët që nuk dalin për këto arsye i mbështesin krimet që bëhen në veri”, ka thënë Bahtiri.
Në anën tjetër, ai ka treguar se i ka vizituar disa nga fshatrat në veri, për të cilat thotë se gjendja është e qetë atje.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave