Google ADS

Zyrtare: Gattuso largohet nga Milani

17:55 | 28 Maj 2019
Arbresh Info

Pas Leonardos, trajneri Gennaro Gattuso zyrtarisht është larguar nga AC Milani duke hequr dorë nga paga në vlerë prej 11 milionë euro – pra stafi i do të paguhet.

Klubi ka publikuar një deklaratë pasditen e sotme (e martë) duke njoftuar se Gattuso ka ndërprerë kontratën e tij me pëlqim të dyanshëm pas dështimit për të siguruar pozitë në top katërshe, transmeton portali arbresh.info.

“AC Milani iu njofton se Gennaro Gattuso do të largohet nga roli i tij si trajner i skuadrës së parë pas një marrëveshje të përbashkët që hynë në efekt menjëherë”, thuhet në deklaratë.

“Klubi tani do të bëjë një proces rekrutimi për një trajner të ri për ekipin e parë para turneut parasezonal ICC dhe ndeshjeve të para sezonale në kampionatin për sezonin 2019/20, kupën e vendit dhe UEFA Evropa Ligën”

“AC Milani e falënderon Gennaro Gattuson për aftësitë e tij drejtuese gjatë 18 muajve të fundit. Si një legjendë e vërtetë e Rossonerëve, Gennaro mori detyrën gjatë një periudhe shumë të vështirë për klubin dhe ka performuar shkëlqyeshëm duke i siguruar pikë maksimale klubit në ligë që nga viti 2012/13”

“AC Milani tani duhet të shikojë te e ardhmja duke siguruar vazhdueshmërinë, stabilitet financiar dhe rritje të qëndrueshme”.

Trajneri kishte kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe mund të kishte diskutuar pagën ose marrjen e një shume të konsiderueshme por ka hequr dorë nga kjo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme