Nga: Fatih Çekirge
Ka vetëm një mënyrë për të parandaluar tragjeditë e haxhit.
Më lejoni të them në fillim se çfarë më duhet të them, si një përfundim:
Haxhi është për të gjithë muslimanët. Prandaj, a nuk është një gabim i madh për ta lënë atë në duart e Arabisë Saudite, e cila në mënyrë joefikase po menaxhon një organizim të tillë të madh dhe madje duke mos qenë as e përgjegjshme?
Ka vetëm një gjë për të bërë:
Organizimi i haxhit duhet të ruhet nga papërshtatshmëria e Arabisë Saudite dhe të lihet një një sistem të menaxhimit profesional të përcaktuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik.
Ata ishin përgjegjës vetëm pak muaj më parë për vdekjet e dhjetëra njerëzve në vendin e ndërtimit. Ata janë duke shkaktuar vdekjen e qindra e muslimanëve çdo vit.
Përse?
Në fakt, ka disa arsye, por unë vetëm mund të emëroj disa prej tyre.
1- Ata nuk e dinë se çfarë është një qytetërim demokratik; ka një strukturë që i bindet pa kushte udhëzimeve që vijnë nga lart.
2- Mbretëria e Arabisë Saudite nuk i lejon gratë të punojnë. Nëse atje do kishte pasur inxhiniere femra, do të kishte qenë një nivel krejtësisht i ndryshëm i kqyerjes së kujdesshme.
3- Kontraktorët që marrin një projekt janë të detyruar të punësojnë punëtorë të pakualifikuar.
Dhe në këtë mënyrë fatkeqësia po pret në pragun e derës.
Mungesa e interesit, mungesa e vëmendjes dhe injorancës
Askush nuk mund ta bëjë të përgjegjshme Mbretërinë për këto tragjedi.
Një inxhinier japonez kreu vetëvrasje kur një punëtor humbi jetën në një urë që lidh Izmirin dhe Jalovan në buzë të Detit Marmara.
Pyetni nëse një person nga familja mbretërore ose administrata e Arabisë Saudite ka marrë përgjegjësinë pas kaq shumë katastrofave që kanë ndodhur.
A ka pasur një gjykim publik? Jo.
Kjo është arsyeja pse unë them se në qoftë se organizimi i Haxhit nuk hiqet nga duart e administratës së Arabisë Saudite do të shohim më shumë vdekje.
Kjo është arsyeja pse unë them se se emri i kësaj është vrasje. Organizata për Bashkëpunimin Islamik duhet të mblidhet dhe t’i japë atë Gjysmëhënës së Kuqe ose në menaxhimin e përbashkët të vendeve muslimane në mënyrë që këto tragjedi dhe dhimbje të përfundojnë.
Të paktën ajo duhet të jetë e përgjegjshme.
Nëse çështja bëhet fjalë për të ardhurat nga haxhi … dikush duhet të pyesë se sa prej atyre të ardhurave është përdorur nga familja saudite për të mirën e njerëzimit, ose për shembull për refugjatët sirianë.
Tani ju do të thonë, Fatih, a po ëndërron?
Po unë jam duke ëndërruar.
Përndryshe unë e di shumë mirë se kjo administratë arrogante e Arabisë nuk do të lejojë që një gjë e tillë të ndodhë.
Unë e di se këto janë ata që dikur hoqën dorë nga Qabeja.
Ajo iu la osmanëve për ta mbrojtur atë.
Dhe unë gjithashtu e di se …
Është e pamundur që të presim një qëndrim të tillë të qytetëruar nga një mentalitet që as nuk jep leje për gratë që të ngasin makinën.
/Hurriyet Daily News/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?