Zyrtare: Xavi Hernandez emërohet trajner te Al Saddi

17:10 | 28 Maj 2019
Arbresh Info

Ish kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez është konfirmuar si trajner i ri te klubi Al Sadd në Katar.

39-vjeçari i dha fund karrierës së tij së shkëlqyer në fillim të këtij muaji me klubin në Katar për të filluar karrierën e tij menaxheriale në klub, transmeton portali arbresh.info.

“Trajner i Al Saddit duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë Xavi që do të nis punën e tij me ekipin ku përfshihet Sergio Oriol, Ivan Torres, Oscar Hernández, José Manuel, David Barts, Antonio Lobo dhe Sergio García, Antonio Troulas”, shkruan klubi në deklaratën e tyre.

Xavi ka shënuar 85 gola gjatë 767 paraqitjeve te Barcelona gjatë 16 sezoneve, ku ka fituar 25 trofe – përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.

Ai u pensionua në fillim të këtij muaji pas 115 paraqitjeve te Al Saddi./arbresh.info/

https://twitter.com/AlsaddSC/status/1133339467660562432

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme