Nga: Gëzim Mekuli
Mendimi se vetëm LVV-ja do ta lufton politikën agresive të Serbisë në raport me unin dhe kombin shqiptarë, është i gabuar, emocional, dhe jo i drejtë.
Për ta luftuar politikën e Serbisë kundër shqiptarëve në Ballkan, duhet angazhim, punë dhe përkushtim që nga nxënësit e shkollave fillore e deri ke pensionistët.
Serbia e Nikolla Pashiqit, Ivo Andriqit, Dobrica Qosiqit, Rankoviqit, Millosheviqit, Tadiqit dhe sot e Vuçiqit,nuk do të pengohet, nuk do të gjykohet, nuk do të zmbrapset, e as të luftohet, nëse ne, përsëri, fatkeqësisht përsëri, mendojmë e shpresojmë se, vetëm një parti, vetëm një lider, një politikan, një akademik apo vetëm një krah i armatosur partiak mund ta mposhtë e ta çmontoj filozofinë çetnike të Serbisë kundër ilirëve të këtij gadishulli ballkanik..
Mendoj se, po nuk u angazhuan të gjithë, pra të gjithë të ndershmit e të pa-korruptuarit nga të gjitha partitë politike (jo vetëm në Kosovë) nuk ka fitore ndaj politikave okupuese të Serbisë; nuk ka luftim të Serbisë. Ta çoj mendimin deri në fund: Po nuk u angazhuan intelektualët dhe akademikët shqiptarë, pa ngjyra ideologjike, klanore e partiake, nuk ka luftim të Serbisë në Kosovë, e qe besa, as luftim të Greqisë në Dhërmi e në Sarandë!.
Konsekuent deri në fund, nëse mendohet e ëndërrohet se, kulti i një personi, intelektuali, akademiku apo i një partie ka fuqi e kondicion ta çliroj e ta demokratizoj një komb, është përsëri mendim i mashtruar.
Çmontimi i Serbisë në tokat ilire do të ndodhë atëherë, dhe vetëm atëherë, kur ne nuk do të ushqehemi me ëndrrat e bukura ballkanike.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?