Opozita proteston të dielë poshtë Kryeministrisë

16:31 | 28 Maj 2019
L G

Në datë 2 qershor në orën 19:00 Partia Demokratike dhe forcat e tjera që janë në koalicionin opozitar kundër qeverisë Rama do të zhvillojnë në Tiranë protestën e shtatë kombëtare. Por ku do të jetë Rama pasditen e së dielës?

Në datë 2 qershor në orën 19:00, një ditë pas hapjes së fushatës në Tiranë, kreu i qeverisë dhe socialistëve do të jetë në qytetin e Lezhës.

Rama ka zgjedhur këtë bashki të dielën për të çelur fushatën për zgjedhjet lokale, teksa Basha do të protestojë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar sërish largimin.

Dy palët janë shumë larg zgjidhjes së krizës politike pak ditë nga fillimi i fushatës zyrtare për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme