Pas Fakultetit të Ekonomisë, shpërndarja e kartave të studentit ka nisur edhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.
Veliaj: Jam shumë i lumtur që sot, pas Fakultetit Ekonomik, po vazhdojmë shpërndarjen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Deri në fund të ditës do të jemi të pranishëm në 27 fakultete dhe nga nesër në të 30 fakultetet. Studentëve të universiteteve private që na kanë shkruar, dua t’i siguroj se do të jemi të pranishëm edhe aty. Sigurisht, u kemi dhënë prioritet universiteteve publike, duke qenë se bashkia mbahet nga taksapaguesit, ashtu si edhe universiteti publik, ndërkohë që është vetëm çështje kohe sa të nisim shpërndarjen edhe në universitetet private.
Përmes kësaj karte, studentët përfitojnë lehtësira në shërbime të ndryshme publike dhe private: si në sektorin bankar, shëndetësor, art, kulturë, turizëm, transport, telefoni, librari, ushqim dhe veshje.
I gjithë procesi i pajisjes me Kartën e Studentit nuk zgjat më shumë se 3-4 minuta. Kryebashkiaku dha një tjetër lajm të mirë për studentët.
Veliaj: Sapo kemi përfunduar konsultën me të gjithë dekanët për kampusin e ri universitar. Dimë ekzaktësisht sa metra katrorë i nevojiten çdo fakulteti dhe në dallim nga herët e tjera, kësaj here kemi marrë normën e Bashkimit Europian të metrave katrorë që duhen për çdo student, të cilën e kemi shumëzuar me numrin e studentëve për të arritur në volumin që kemi nevojë për kampusin e ri universitar.
Veliaj shtoi se gjatë verës do të fillojnë procedurat e shpronësimeve dhe të pastrimit të territorit nga ndërtimet pa leje që kanë uzurpuar hapësirat.
Veliaj: Do të jetë një operacion që do ta përfundojmë përpara verës, ku do të fillojmë procedurën e shpronësimeve dhe të pastrimit të territorit. Fillimisht, duhet të marrim mbrapsht çfarë është e jona. Fakultete si Gjuhët e Huaja apo Ekonomiku mjafton të nxjerrësh kokën në dritare dhe kupton që edhe oborri i tyre të brendshëm është zaptuar, ndërtuar pa leje, legalizuar dhe me hipotekë në kohët e kaluara të rrumpallës. Kështu që, duhet të sjellim fillimisht kontroll mbi territorin, para se të vazhdojmë me investimet e tjera.
Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar nga dy operatorë, të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.
Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”.
Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin karta e studentit./oraews
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...