Me Rregulloren për caktimin e kompensimit për anëtarët e organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019-të dhe zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komuna në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër, që është miratuar në seancën e sotme të KSHZ-së, për herë të parë kryhet gradim të kompensimit në varësi të disa kritereve.
“Për herë të parë me këtë Rregullore përskaj gradimit në Komisionet Zgjedhore Komunale sipas numrit të këshillave zgjedhor është kryer edhe gradimi i kompensimit të këshillave zgjedhor, pasi që të gjithë nuk janë të njëjtë në punën e tyre”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
Ai shtoi se në vendvotimet ku ka pasur numër më të vogël të votuesve, personat e angazhuar në proces nuk kanë punë të njëjtë dhe obligime gjatë ditës sikur tek ata që kanë 1.000 votues në Listën Zgjedhore, njofton Portalb.mk.
Në vendet ku janë ka më së paku, gjegjësisht deri në 100 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore, sipas gradimit kryetarit të këshillit zgjedhor i ndahet shumë prej 5.200 denarë për dy rrethet zgjedhore, zëvendësit 4.200 denarë, ndërkaq anëtarëve nga 3.200 denarë, aq edhe zëvendësit të anëtarit, ndërkaq te vendet ku ka mbi 801 votues në Listë Zgjedhore, kryetari i këshillit zgjedhor do të marrë 6.000 denarë, zëvendësi, 5.000, ndërkaq anëtarët nga 4.000.
Në vendvotimet ku votimi do të shfuqizohet, shuma për të gjithë do të ulet për 30%.
Në seancën është theksuar se anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kanë miratuar vendim që të mos marrin dhuratë, gjegjësisht kompensim për angazhimin zgjedhor, përveç rrogës së tyre.
Derkoski ka njoftuar se fushata mediatike për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme komunale ka kushtuar rreth 3.760.000 euro.
“Për kandidatët për dy pjesë të fushatës deri në KSHZ janë dorëzuar raporte për mediat edhe atë për Gordana Siljanovskën 88.000.000 denarë, për Stevo Pendarovskin 80.960.000 denarë dhe për Blerim Rekën 50.500.000 denarë, ose gjithsej 291.000.000 denarë”, tha Derkoski.
Ai shtoi se për zgjedhjet lokale janë dorëzuar raporte për vlerën e përgjithshme prej 12.180.000 denarë.
Derkoski informoi se shfrytëzues më të mëdhenj të mjeteve janë TV Sitel 10.5 milionë denarë, Alsat M 9 milionë denarë, TV Telma 9 milionë denarë, Kanal5 8 milionë denarë, 24 Vesti 3.9 milionë denarë.
Nga buxheti i shtetit për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale në 3 komuna janë harxhuar 7.7 milionë euro.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...