Situata politike, Rama mbledh deputetët dhe drejtuesit e qarqeve

15:27 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sonte në darkë deputetët e Partisë Socialiste dhe drejtuesit e qarqeve në vend.

Burime për “Balkan Web”, bëjnë me dije se mbledhja do të organizohet për të diskutuar situatën politike në vend. Takimi i kryeministrit Rama do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Ndër të tjera, mësohet se mbledhja e kreut të Qeverisë me deputetët do të jetë informale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme