Hetimet për aksionin e sotëm në veri kanë filluar një vit më parë.
Kështu ka bërë të ditur në një konference për medie, prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, shkruan arbresh.info.
Hoxha ka shtuar se gjatë kësaj kohe janë intervistuar dëshmitarët dhe mbledh prova.
“Në prill të vitit të kaluar i ka filluar hetime për disa vepra penale si krim i organizuar, dhënie e ryshfetit, kontrabandë me mallra etj. Gjatë kësaj periudhe Prokuroria Special ka dëgjuar edhe një numër të konsideruar të dëshmitareve, provat e të cilave kanë shërbyer si dëshmi për rastin”, ka shtuar ai.
Prokurori ka shtuar se urdhri ka qenë për kontroll të të dyshuarve.
“Pas më shumë se një viti është lëshuar urdhri për kontroll të personave dhe objekteve përcjellëse për të gjithë të dyshuarave në mesin e të cilëve dhe epror dhe pjesëtarë të Policisë por edhe qytetarë”, ka shtuar ai.
Gjatë kësaj konference është thënë gjithashtu se numri i plotë i zyrtarëve policor të arrestuar sot në veri të vendit është 19./Arbresh.info/
Lexo edhe: 19 zyrtarë policor u arrestuan në aksionin e veriut
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”