Një ish polic serb raportohet se ka vdekur pasi ka dëgjuar për aksionin e Policisë së Kosovës.
Zëvendësi i drejtorit i qendrës mjekësore në Mitrovicë, Zlatan Elek ka bërë të ditur se një ish pjestar i policisë serbe ka vdekur në Leposaviq nga sulmi në zemër kur ka dëgjuar për aksionin e policisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Elek po ashtu ka bërë të ditur se dy serbë, të plagosur sot gjatë të shtënave në Zubin Potok, Boban Janiçijeviq dhe Radenko Milovanoviq janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net.
“Kemi informacione nga qendra mjekësore në Zubin Potok se ka shumë qytetarë që kanë pësuar lëndime të lehta trupore derisa u janë shkaktuar edhe dëme materiale në objektet e Komunës dhe në veturat që kanë qenë të parkuara pranë saj”, u shpreh Elek
Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme ku...
Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve në ShBA
Tërmet me magnitudë 4.7 ballë në Turqi
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...