Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale.
Ai ka thënë se Kosovës kurrkush nuk mundet me ja mohu përpjekjen për luftimin e krimit të organizuar, shkruan arbresh.info.
Haradinaj tregon se ushtria nuk ka qenë e përfshirë në këtë aksion dhe që palët ndërkombëtare kanë qenë të njoftuara për këtë operacion.
“Kom apeluar të mos mohohet përpjekja e Kosovës për me luftu krimin e organizuar. Falënderoj policinë e Kosovës për punën që ka bërë. Ushtria nuk ka qenë e kyçne se nuk është punë e saj. Kanë qenë në dijeni ndërkombëtarët për këtë operacion” ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...