19 zyrtarë policor u arrestuan në aksionin e veriut

14:24 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar në aksionin e sotëm në veri të vendit.

Kështu u bë e ditur në konferencën e mbajtur sot pas aksionit të Policisë, shkruan arbresh.info

Miradije Kelmendi nga Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar për nacionalitetin e policëve të arrestuar.

“Gjatë aksionit të Policisë janë arrestuar 19 punonjës të Policisë së Kosovës, 11 prej tyre janë të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjak”, ka thënë ajo.

Kelmendi ka shtuar se një nga të arrestuarit është kapiten e rreshter

“Prej punonjësve të arrestuar një ka mbajtur gradën e kapitenit, 3 në gradën e rreshterit dhe të tjerët punonjës. Gjithashtu janë konfiskuar gjëra ilegale, si armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parash”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarët e arrestuar me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë dhe janë suspenduar nga vendet e tyre të punës|’, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme