Google ADS

Shpërndahet edhe zyrtarisht qeveria austriake pas votës së mosbesimit

14:13 | 28 Maj 2019
Arbresh.info

Të hënën është miratuar mocioni i mosbesimit kundër kancelarit Sebastian Kurz dhe qeverisë së tij, pas skandalit të korrupsionit ku u përfshi partneri i koalicionit, Heinz-Christian Strache

E pas kësaj tashmë edhe zyrtarisht presidenti austriak Alexander Van der Bellen shpërbeu zyrtarisht qeverinë nën kancelarin Sebastian Kurz një ditë pasi ky i fundit humbi një votim mosbesimi, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti ka ngarkuar Zëvendës Kancelarin Hartwig Loger të shërbejë si Kancelar i Austrisë derisa të emërohet një kryetar i përkohshëm i kabinetit.

Kjo vjen pasi ligjvënësit austriakë të Social Demokratëve dhe Partia e Lirisë së Djathtë miratuan një mocion mosbesimi në qeveri, ndërsa Partia Popullore e Austrisë (OSP) dhe partia liberale NEOS votuan kundër mocionit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme