Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, rithekson edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të shtrirë sundimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Fillimi i kësaj jave nisi me një aksion të Policisë së Kosovës për t’i vënë në pranga një grup njerëzish nën akuzën për korrupsion dhe krim të organizuar.
Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit.
Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.
Krimi dhe korrupsioni nuk do ta mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Askush nuk mund t’i japë drejtim të paqenë dhe as të shtrembërojë realitetin e veprimeve të bazuara në rend dhe ligj.
Si vend sovran, në të gjithë territorin e së cilit funksionon një rend unik juridik i bazuar në Kushtetutën e vendit, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duhet të ndjehen të sigurt se institucionet tona nuk do të lënë hapësirë për askënd dhe asgjë që t’ua rëndojë jetën dhe cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.
BE zgjati mandatin e misionit të trajnimit ushtarak në Ukrai...
Komuna e Fushë Kosovës njofton se me datën 11 nëntor nuk do ...
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
“Nëse nuk ka gra dhe fëmijë përpara, ata ikin”, Ziyech ‘gode...
Gripi shënjestron të vegjlit, mjekët: Sëmundja zgjat, Pediat...
KEK: Kapacitetet e prodhimit të energjisë janë të gatshme pë...