Një ligjvënës i lartë i partisë qeverisëse në Turqi, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mustafa Yeneroğlu, ka deklaruar se racizmi është një nga çështjet më të rëndësishme në Gjermani.
Yeneroğlu shënoi 26 vjetorin e sulmit racist të zjarrvënies në qytetin gjerman Solingen, që rezultoi me vrasjen e një familjeje turke 5-anëtarëshe në vitin 1993.
Pas bashkimit të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore në vitin 1990, një shtëpie emigrantësh turq në Solingen iu vë zjarri në vitin 1993 nga katër ekstremistët e rinj të moshës 16-23 vjeç, mes rritjes së pakënaqësisë ndaj të huajve në vend.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Yeneroğlu, tha se sulmi ishte një “gur kilometrik” që tregoi rreziqet e racizmit. Ai theksoi se lufta kundër rritjes së racizmit në vend duhet të kishte filluar që nga ajo kohë.
“Racizmi është sot një nga çështjet më të rëndësishme në Gjermani. Po të ishte luftuar racizmi i përbashkët pas mësimeve të fatkeqësive në Solingen dhe Moelln, vrasjet e NSU-së (Socialistët Kombëtar Nëntokësor) mund të ishin parandaluar”, tha Yeneroğlu.
Sipas tij, realiteti më i rëndësishëm i Gjermanisë është se është një vend i emigrantëve. Ai theksoi se një nga çdo i katërti në Gjermani është me origjinë migrante.
“Praktikat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, që mbështesin këtë realitet social dhe pluralizëm kushtetues, do të formësojnë të ardhmen e vendit”, tha Yeneroğlu.
Ai po ashtu tha se lufta kundër racizmit, islamofobisë dhe antisemitizmit do të sigurojë mbrojtjen e rendit shoqëror pluralist në Gjermani.
Më 23 nëntor 1992, qytetarët turq Bahide Arslan dhe dy mbesat e saj, Yeliz Arslan dhe Ayşe Yılmaz, humbën jetën pasi shtëpisë së tyre në qytetin Moelln iu vë zjarri nga neonazistët. Nëntë të tjerë u plagosën në sulm, gjë që shkaktoi frikë midis komunitetit emigrant turk.
Nga viti 200 deri në vitin 2007, grupi terrorist neonazist NSU vrau tetë emigrantë turq, një shtetas grek dhe një polic gjerman, megjithëse vrasjen kishin mbetur të pazgjidhura për një kohë të gjatë.
Pas një gjykimi 5-vjeçar, një gjykatë në Munich në korrik të vitit 2018 i dha një dënim të përjetshëm të dyshuares kryesore Beate Zschaepe, si dhe dënime më të lehta katër të tjerëve neonazistë, por familjet e viktimave shprehën pakënaqësi me vendimin, duke theksuar se gjykimi kishe lënë shumë pyetje kyçe pa përgjigje.
Gjermania ka një komunitet turk prej 3 milionësh, shumë prej të cilëve janë shtetas gjermanë gjyshërit turq të të cilëve u shpërngulën në vend gjatë viteve të 60’ta si “punëtorë mysafirë”.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...