Dega e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Mitrovicë ka njoftuar për 3 persona të plagosur, si dhe 30 të arrestuar apo të ndaluar nga aksioni i fundit i zhvilluar në rajonet e veriut të Kosovës.
Sipas tyre, 3 policë shqiptarë janë plagosur me armë zjarri, identiteti i të cilëve njihet nga KMDLNJ, por nuk bëhet i ditur për mediet.
Sipas komunikatës, njëri prej tyre është plagosur prapa shpine, ndodhet në situatë më të rëndë dhe është transportuar në spital; një tjetër ka thyer hundën dhe po merr kujdesin e nevojshëm shëndetësor, kurse i treti ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë.
KMDLNJ dënon ashpër dhunën ndaj policivë dhe kërkon që autorët të vihen sa më shpejt para drejtësisë.
Reagimi i plotë i KMDLNJ-së:
“TRE POLICË TË PLAGOSUR NË VERI TË KOSOVËS!
Sipas informatave të Q. R të KMDLNj-së në Mitrovicë , që nga ora 5:00 njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dhe ndaluar 30 persona, kryesisht policë të Kosovës të uniformuar të përkatësisë etnike serbe.
Në mesin e të arrestuarve ka policë shqiptarë dhe kontrabandistë shqiptarë dhe serbë. Strukturat paralele kanë aktivizuar alarmin dhe ka filluar grumbullimi i serbëve që po e kundërshtojnë policinë duke vënë barrikada. Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjindet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse tjetri ka gërvishje për faktin se plumbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj e ka të njohur identitetin e policëve të plagosur.
Për dallim nga herat tjera , përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më i vogël.
KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë. Deri në momentin e raportimit aksioni i policisë është duke vazhduar”.
Anulohet televotimi i së hënës për shkak të zhvillimeve në s...
Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, “m...
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë dhe MASHTI-n: Së shpejti do t...
Balluku: Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO-s në Porto...
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 24 zyrtarëve policor...
LDK-ja sot në Viti, Abdixhiku fton qytetarët që të bëhen pje...