Google ADS

Moderatori i famshëm e thotë troç: “Nuk flas me Dafina Zeqirin“

10:52 | 28 Maj 2019
arbresh.info

Moderatori i njohur shqiptar Alaudin Hamiti mbrëmjen e kaluar në emisionin e tij “Ndrrimi i Natës” ka pasur të ftuar Ronela Hajatin, të cilës publikisht i ka rrëfyer se cila është këngëtarja që ai nuk i flet me gojë.

Në rubrikën “Haje ose Thuaje” Ronela i ka kërkuar moderatorit që të përmendë një personazh nga estrada me të cilin ai nuk flet, ndërkohë Alaudini pasi u mendua për disa çaste, pohoi se nuk flet me Dafina Zeqirin.

Po ashtu ai deklaroi se ka pasur një problem me këngëtaren…

“Që prej periudhës që kemi pasur një problem me emisione nuk e kam parë dhe nuk flasim. Është Dafina Zeqiri”, tha moderatori duke mos dhënë detaje të hollësishme dhe konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme