Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes palëve në Shqipëri po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë, ndërsa më herët ata patën takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve. Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion ka planifikuar takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 15:30 minuta.
Kryeministri Edi Rama prej ditësh nuk ka ngurruar t’i drejtohet liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës me letra publike, ku i ka kërkuar dialog pa kushte. Nga ana tjetër këto thirrje janë hedhur poshtë nga lideri i selisë blu, i cili ka ripërsëritur faktin se kushti i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimin i qeverisë tranzitore.
Presidenti Ilir Meta ka qenë tejet aktiv në lidhje me krizën politike, ndërsa ka bërë apel të vazhdueshëm që palët të ulen urgjentisht për gjetjen e dialogut, si parakusht, për vijimin e reformave dhe integrimin e vendit në BE./BW
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...